Ndërlidhjet

Jahjaga: 8 qershori, provë për një Kosovë demokratike

  • RFE /RL

 Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet mesazhit të veçantë për zgjedhjet e 8 qershorit ka siguruar qytetarët e vendit se do të bëhet çmos që vota e kosovarëve të mbrohet.

Mekanizmat dhe institucionet e Kosovës do të angazhohen fuqishëm që vota e qytetarit të jetë e paprekshme dhe e pacenuar”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja gjithashtu ka theksuar se “të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve, më 8 qershor do të jenë të mobilizuara për të garantuar një proces të rregullt dhe të lirë zgjedhor”.

Ajo nuk ka harruar të kujtojë se edhe këto zgjedhje, njëjtë si zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, do të monitorohen nga misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian, diçka që sipas presidentes Jahjaga, “do t'u japë legjitimitet më të madh këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet komunale të vitit të kaluar kanë vendosur një standard demokratik, të cilin duhet ta mbajmë edhe tash”.

Zgjedhjet e së dielës, sipas Atifete Jahjagës, janë tejet të rëndësishme për rrugën e Kosovës në proceset e konsolidimit ndërkombëtar, të integrimeve dhe mbi të gjitha për demokracinë e brendshme të vendit.

“E drejta për të votuar është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet e vendit dhe këtë të drejtë e gëzojnë të gjithë qytetarët”, është shprehur presidentja në mesazhin drejtuar qytetarëve të Kosovës.

E para e shtetit të Kosovës mesazhin për zgjedhjet në fakt e ka nisur me shprehjen e "dhimbjes së thellë për tragjedinë në Korporatën Energjetike të Kosovës që na goditi të gjithëve”.

“Të bashkuar, ashtu siç kemi qenë deri më tani, u kemi bërë ballë shumë sfidave, sakrificave dhe dhembjeve. Ndonëse i ndjejmë thellë në zemrat tona, ato nuk na kanë ndalur në synimin tonë për të krijuar një Kosovë demokratike"
.(a.h)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG