Ndërlidhjet

Londër: Lirohet politikani pakistanez


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Politikani pakistanez që jeton Londër, udhëheqësi i partisë “Lëvzija Muttahada Qaumi” është liruar me kaucion pasi ishte arrestuar me dyshimin për shpërlarje parash.

Altaf Hussain ishte arrestuar më 3 qershor në shtëpinë e tij në Londër.

Ai është marrë në pyetje për shtatë orë më 6 qershor ndërsa tani duhet të paraqitet në polici sërish në muajin korrik.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka shprehur solidaritet me Hussainin dhe ka urdhëruar autoritetet pakistaneze në Londër që të ofrojnë shërbime ligjore për të.

Hussain është larguar nga Pakistani më 1992 pas një operacioni ushtarak që kishte për qëllim t’iu jap fund dhunës etnike në Karaçi.

Ai e ka marr nënshtetësinë britanike më 2002.

Nga shtëpia e tij në Londër, Hussain mbetet më shumë ndikim në këtë qytet pakistanez, prej nga ai është në gjendje që t’i drejtohet përkrahësve të vet me zë zmadhues që është i lidhur me telefonin e tij.

Arrestimi i tij ka nxitur protesta të dhunshme në Karaçi ndërsa lajmi për lirimin e tij është pritur në festë.
XS
SM
MD
LG