Ndërlidhjet

Rasti i 4 policëve egjiptianë i kthehet prokurorisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një gjykatë egjiptiane e apelit ka hedhur poshtë dënimin që i është dhënë katër policëve të këtij vendi për vdekjen e 37 të burgosurve islamistë.

Gjykata ka njoftuar më 7 qershor se rasti do të transferohet te prokurori i përgjithshëm për hetim të mëtutjeshëm.

Të 37 të burgosurit, të cilët po transferoheshin me një kamion tejmase të ngarkuar policor, vdiçen në gusht të vitit të kaluar pasi ndaj tyre ishte hedhur gaz lotsjellës sa ishin brenda vendit të mbyllur.

Gjykata i kishte dhënë 10 vjet burg njërit prej policëve dhe një vit suspendim për tre të tjerët me akuzën për vrasje masive.

Verdikti kishte zemëruar tejmase avokatët dhe familjet e viktimave, të cilët dyshohej se ishin përkrahës të presidentit të larguar nga pushteti, Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG