Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 200 të zhdukur nga përmbytjet në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Mbi 200 persona figurojnë të zhdukur në veri të Afganistanit, dy ditë pas përmbytjeve masive që kanë shkatërruar mbi 2,000 shtëpi, kanë vrarë shumë njerëz dhe kanë detyruar mijëra që të zhvendosen.

Autoritetet afgane kanë thënë të shtunën se kanë gjetur 75 trupa në fshatrat e provincës Baghlan.

Zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai, ka thënë se ka urdhëruar ndihmë urgjente për familjet e prekura.
XS
SM
MD
LG