Ndërlidhjet

Federata Botërore e Futbollit, FIFA, përballet me akuza të reja se vendimi i saj për të bërë Katarin nikoqir të Kupës së Botës më 2022, është njollosur me ryshfet.

Gazeta britanike “Sunday Times” ka akuzuar ish-anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, Muhammad Bin Hammam, se ka shpenzuar 1.7 milion dollarë për të siguruar votat për Katarin nga delegatët aziatikë.

Prokurori i pavarur i FIFA-s është duke hetuar akuzat.

Organizatorët e Katarit mohojnë çdo keqbërje.
XS
SM
MD
LG