Ndërlidhjet

Modi pret në takim edhe rivalin kinez


Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Vang Yi, nis sot vizitën dyditore në Indi.

Këto janë bisedimet e para të nivelit të lartë midis zyrtarëve të të dyja vendeve prejse kryeministri i ri i Indisë, Narendra Modi, ka marrë detyrën.

Ministria e Jashtme e Indisë ka thënë se Vang është duke shërbyer si i dërguar i posaçëm i presidentit të Kinës, Xi Jinping, për “krijimin e kontakteve me qeverinë e re të Indisë”.

Pavarësisht reputacionit të tij si nacionalist i linjës së ashpër, Modi ka ftuar për takime rivalët tradicionalë të Indisë – Pakistanin dhe Kinën – prejse partia e tij Bharatiya Janata ka ardhur në pushtet muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG