Ndërlidhjet

logo-print

Çmimi i gazit rus diskutohet në Bruksel


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarë nga Ukraina, Rusia dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë takime në Bruksel më 9 qershor në atë që konsiderohet si përpjekje për të zgjidhur problemin e borgjit të gazit të Kievit ndaj Moskës.

Një zyrtar i ministrisë së energjisë së Rusisë ka tënë se të trija palët gjithashtu do të negociojnë çmimin e gazit natyral për Ukrainën pas largimit nga pushteti të presidentit Viktor Janukoviq në muajin shkurt, aleat i Rusisë.
Gjiganti rus i gazit, Gazprom pothuajse e dyfishoj çmimin e gazit natyral për Ukrainën pas shkurtit.

Ukraina insiston që të pagual rreth 269 dollarë për 1 mijë metër kubë të gazit natyral rus, derisa Moska insiston që çmimi të jetë 485 dollarë për 1 mijë metër kubë gaz.

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, është kërcënuar që ta çoj këtë çështje në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar në Stokholm nëse Moska nuk pajtohet që ta ulë çmimin e gazit.

Megjithatë ai ka thënë se mund të ketë arritje të kompromisit për çmimin.
XS
SM
MD
LG