Ndërlidhjet

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën e kalimit kufitar të Merdares ka kapur 23 kg drogë që dyshohet se është e llojit canabis sativa.

Droga është gjetur në autobusin e linjës Prizren – Beograd derisa ky i fundit ishte duke u larguar nga Kosova për në Serbi.

“Ky autobus është dërguar për kontroll të detajuar në terminalin doganor pasi që oficerët doganor dhe policor kanë dyshuar për mallra ilegale të cilat potencialisht mund të ishin të fshehura në brendi të autobusit. Gjatë kontrollit janë përdorur edhe pajisjet ndihmëse si Fibroskopin dhe Busterin, përnes të cilave është arritur të identifikohen në pjesën e pasme të autobusit, saktësisht tek pjesa e motorit dy çanta të dyshimta. Në çanta janë gjetur 22 paketime që dyshohet të jetë substanë narkotike canabis sativa. Pas hapjes është konstatuar se sasia është rreth 23 kg”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi menjëherë pas zbulimit të drogës janë arrestuar vozitësi dhe ndihmës vozitësi i autobusit, të dy shtetas të Kosovës.

Autobusi ka pasur po bartte 10 udhëtarë të cilët janë evidentuar dhe liruar më pas.

“Dogana e Kosovës falenderon edhe një herë ambasadën amerikane për donacionet e vazhdueshme dhe asistencën e cila ka mundësuar që dogana të ketë pajisje të specializuara për kontrolle detale. Dogana ka pranuar në vazhdimësi pajisje të teknollogjisë së lartë dhe trajnime nga projektet e ambasadës Amerikane”, thuhet në fund të kësaj komunikate.
XS
SM
MD
LG