Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet selia e partisë kurde, 18 të vdekur


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një sulm me bombë bërë në selinë e partisë kurde ka vrarë së paku 18 persona dhe lënduar rreth 55 të tjerë në një qytezë në veri të Bagdadit.

Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur kur një sulmues vetvrasës e ka hedhur vetën në erë te porta e zyreve të “Unionit Patriotik të Kurdistanit” në Jalula, 125 kilometra në veri të kryeqytetit irakian.

Pas shpërthimit të parë, një veturë bombë ka shpërthyer në afërsi të zyreve të kësaj partie derisa arrinin forcat e sigurisë për të hetuar rastin dhe t’iu ndihmojnë atyre që ishin lënduar.

Jalula është një qytezë e përzier etnikisht në krahinën e Dijalës.

Disa shtëpi dhe vetura janë dëmtuar si pasojë e këtij sulmi.

Kjo parti udhëhiqet nga presidenti irakian, Jalal Talabani, i cili momentalisht është duke u trajtuar në një spital gjerman për arsye shëndetësore.

Rreth 800 irakian kanë vdekur muajin e kaluar, shumica viktima të dhunës sektariane.
XS
SM
MD
LG