Ndërlidhjet

Gjermania, thirrje për negociata Moskë - Kiev


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (ARKIV)
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (ARKIV)
Ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier ka thënë se vetëm bisedimet “substanciale” në mes të Moskës dhe Kievit do të ndihmonte për t’i dhënë fund krizës së Ukrainës.

Steinmeier i ka thënë gazetës gjermane, “Tagesspiegel” se disa zhvillime kanë dhënë arsye për të shpresuar, siç janë zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe takimi i parë në mes të presidentëve rus dhe atij ukrainas.

“Por, progresi real mund të arrihet vetëm nëse ka bisedimet substanciale në mes të Moskës dhe Kievit”, ka thënë Steinmeier.

Steinmeier ka thënë se do e përsëris këtë qëndrim kur të takohet me ministrat e jashtëm të Polonisë dhe Rusisë, më 10 qershor në Shën Peterburg.
XS
SM
MD
LG