Ndërlidhjet

Sony dhe Adidas të shqetësuar për FIFA-n


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Dy sponsorët kryesor të FIFA-s, “Sony” dhe “Adidas” kanë ngritur shqetësimin rreth akuzave të reja se vendimi për t’ia dhënë Katarit të drejtën për të organizuar kupën e botës më 2022 është ndikuar nga ryshfeti.

“Sunday Times” britanik rapoton se ish pjesëtari i komitetit ekzekutiv të FIFA-s, Muhammad bin Hammam ka shpenzuar 1.7 milion dollarë për të siguruar vota për Katarin nga delegatët aziatik.

Më 8 qershor, Sony ka bërë thirrje për “hetime të thella” në lidhje me akuzat për ryshfet, derisa Adidas ka thënë se akuzat mund ta dëmtojnë futbollin.

Sony dhe Adidas janë në mesin e gjashtë sponsorëve kryesor të FIFA të cilët vitin e kaluar paguan 180 milionë dollarë.

FIFA është duke e kryer një hetim të vendimeve që Kupa Botërore në vitin 2018 të mbahet në Rusi ndërsa kampionati i vitit 2022 të mbahet në Katar.
XS
SM
MD
LG