Ndërlidhjet

India dhe Kina relaksojnë marrëdhëniet


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministri i jashtëm kinez, Vang Ji është takuar me homologun indian, Sushma Svaraj, në fillim të një vizite dy ditore më 8 qershor në Indi.

Ministria e jashtme të Indisë ka thënë se dy zyrtarët kanë pasur diskutim “produktiv dhe substancial”.

Vang është duke shërbyer si i dërguar special i presidentit kinez me qëllim që të krijohet kontakti me qeverinë e re indiane.

Ai planifikon të takohet me presidentin indian, pas takimit me kryeministrin indian, Modi.

Megjithë reputacionin e tij si nacionalist i ashpër, Modi është duke dhënë shenja bashkëpunimi me rivalët tradicional të këtij shteti, Kinën dhe Pakistanin.
XS
SM
MD
LG