Ndërlidhjet

Ekipi gjerman arrin në Rio


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Lojtarët gjerman kanë arritur në bazën e tyre të Kupës Botërore në Brazil me anije, derisa janë mirëpritur nga nxënës shkollash dhe një grup i vogël i adhuruesve që iu uronin fat të mirë.

Lëndimi i Joachim Loeëit e ka goditur këtë skuadër, ndonëse lojtarët dukeshin të relaksuar duke e shijuar diellën në anije që i çonte deri te baza e tyre.

Gjermanët fillimisht kanë zbarkuar në qytetin e oqeanit atlantik, Salvador, më pas fluturuan drejt Porto Seguros, para se të bënin udhëtimin final me autobus drejt fshatin Santo Andre, ku edhe është ndërtuar baza e veçantë për ta.

Gjermania ka arritur në Brazil pasi e shpartalloi Armeninë në një ndeshje miqësore që përfundoj me rezultat 6:1.

Por lojtarët gjermanë ishin të mërzitur megjithatë pasi mesfushori Marco Reus ka mbetur jashtë botërorit si shkak i një lëndimi në gju.
XS
SM
MD
LG