Ndërlidhjet

Spanja ende “çalon” sa i përket golave


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Sulmi i ekipit kombëtar spanjoll në futboll ende po “çalon” për të kthyer dominimin në fushë në realizim golash.

Ky shihet si një trend shqetësues për kampionin e fundit të botës në futboll.

Spanja nuk e pati të vështirë në ndeshjen miqësore kundër El Salvadorit, por nuk arriti të shënoj më shumë se dy gola megjithëse e kishin sulmuesin e ri, Diego Costa në shfrytëzim.

Trajneri Vicente del Bosque, ka thënë se “ne nuk kishim konsistencë dhe precizitet brenda zonës”.
XS
SM
MD
LG