Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi ndaj Abdullahut u bë nga inteligjenca e huaj


Abdullah Abdullahu, kandidati presidencial i Afganistanit(Arkiv)

Abdullah Abdullahu, kandidati presidencial i Afganistanit(Arkiv)

Zyrtarë afganë thanë se shërbimi i inteligjencës së një vendi të huaj dhe grupi militant i “Lashkar e Taiba” me bazë në Pakistan kanë qenë të përfshirë në atentatin në tentativ ndaj kandidatit presidencial, Abdullah Abdullahu.

Abdullahu është kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet presidenciale të Afganistanit.

Ai i shpëtoi një sulmi me dy bomba që shpërthyen pranë një hoteli ku Abdullahu sapo kishte kryer një miting elektoral. Sulmi megjithatë vrau 12 persona dhe plagosi 40 të tjerë.

Një deklaratë e zyrës së presidentit aktual, Hamid Karzai, thotë se “hetimet fillestare tregojnë që një agjenci e huaj e inteligjencës dhe “Lashka e Taiba” kanë qenë të përfshirë në sulm”.

Afganistani rregullisht përmend fuqi të huaja pa thënë me emër kur dëshiron të lë të kuptojë se dyshojnë te roli i Pakistanit në incident.
XS
SM
MD
LG