Ndërlidhjet

23 viktima pas sulmit në aeroportin e Karaçit


Policët e largojnë një kolegë të plagosur jashtë aeroportit të Karaçit pas sulmit të militantëve më 8 qershor

Policët e largojnë një kolegë të plagosur jashtë aeroportit të Karaçit pas sulmit të militantëve më 8 qershor

Zyrtarët e Pakistanit kanë njoftuar se një operacion ushtarak kundër militantëve që e sulmuan aeroportin më të ngarkuar të këtij shtetit përfundoj me 23 viktima.

Autoritetet thonë se dy civilë dhe 11 pjesëtarëtë stafit në aeroportin ndërkombëtar të Karaçit janë vrarë kur persona të armatosur e sulmuan objektin e aeroportit pak para mesnatës sipas kohës lokale.

Zëdhënësi i ushtrisë, Major Gjeneral, Asim Bajwa, ka thënë se 10 militantë që e kryen sulmin janë vrarë në përballje me ushtrinë.

Autoritetet thonë se militantët kanë pasur të veshur uniformë të forcave të sigurisë.

Asnjë grup nuk e ka marr përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG