Ndërlidhjet

Partia pro ruse fiton zgjedhjet e Osetisë Jugore


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët zgjedhor në rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë Jugore kanë njoftuar se një parti e cila kërkon referendum për bashkim me Rusinë ka fituar zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në këtë territor më 8 qershor.

Me një të tretat e votave të numëruara, parti pro ruse, Yedinaya Osetiya apo Osetia e Bashkuar ka marr 44 për qind të votave.

Nëntë parti kanë garuar për 34 ulëset e parlamentit në kryeqytetin e Osetisë Jugore, Tskhinvali.

Interfax raporton se së paku edhe dy parti të tjera pritet ta kalojnë pragun prej 7 % për të hyrë në parlamentin e vendit.

Makharbek Khadartsev, udhëheqës ekipit monitorues të Dumes ruse, ka thënë se arsye e pjesëmarrjes së ulët në votim ka të bëjë me faktin se shumë votues të këtij territori kanë emigruar në Rusi.

Pjesëmarrja e regjistruar ishte 51 %.

Tradicionalisht, pjesëmarrja në zgjedhjet e këtij territori arrinte deri në 90 %.

Gjeoergjia e cila nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së këtij rajoni, i ka quajtur zgjedhjet jo legjitime.
XS
SM
MD
LG