Ndërlidhjet

Ushtari i sapo liruar është torturuar nga talibanët


Bowe Bergdahl pranë një pjesëtari të talibanëve derisa pret të lirohet
Bowe Bergdahl pranë një pjesëtari të talibanëve derisa pret të lirohet
Ushtari amerikan që është mbajtur peng për pesë vjet nga talibanët para se të lirohej muajin e kaluar në një këmbim të burgosurish ka përshkruar se është trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga pengmarrësit e tij.

Rreshteri i ushtrisë amerikane, Boëe Bergdahl, pas lirimit nga talibanët po trajtohet në një spital ushtarak amerikan në Gjermani.

AI u këmbye me pesë pjesëtarë të talibanëve që mbaheshin të burgosur në burgun amerikan të Guantanamos.

“The Neë York Times” raporton se Bergdahl iu ka thënë mjekëve se talibanët e kanë rrahur dhe e kanë mbajtur në një kafaz prej metali në errësisë me javë të tëra pasi ai ka bërë përpjekje për tu larguar.

Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe Associated Press raportojnë se zyrtarë ushtarak e kanë konfirmuar këtë raport.

Ata thonë se Bergdahl fizikisht është në gjendje që të udhëtojë drejt SHBA-ve, por nuk është emocionalisht i përgatirur që të takohet me familjen e tij.
XS
SM
MD
LG