Ndërlidhjet

Sot mbahet takimi, Iran - BE - SHBA


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Diplomatë të SHBA-ve dhe BE-së pritet të fillojnë sot një takim dy ditor përballë negociatorëve iranian, në Gjenevë.

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se takimi do të përfshijë edhe Drejtoren Politike të BE-së, Helga Schmid dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Vashingtoni ka thënë se pjesëtarë të delegacionit të saj janë zyrtarët që më parë kanë mbajtur takime sekrete me Iranin, vitin e kaluar.

Ekipi amerikan përfshinë zëvendës sekretarin amerikan të shtetit, Ëilliam Burns, nënsekretaren amerikane për cëshje politike, Ëendy Sherman dhe këshilltarin për politikë të jashtme, Jake Sullivan.

Bisedimet e Gjenevës do të mbahen para takimit P5+1 në Vienë që pritet të fillojnë më 16 qershor.

Negociatorët po bëjnë përpjekje për të finalizuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse bërthamore para 20 korrikut.
XS
SM
MD
LG