Ndërlidhjet

“Fault in Our Stars” tejkalon filmin me Cruise


Aktori amerikan, Tom Cruise (Arkiv)

Aktori amerikan, Tom Cruise (Arkiv)

Filmi romantik për një grup adoleshentësh që bien në dashuri gjatë një takimi për përkrahjen e të sëmurve me kancer ka arritur të mahnit publikun e pjesës veriore të kontinentit amerikan.

Vetëm gjatë fundjavës, ky film ka arritur të shes bileta në kinematë amerikane dhe kanadeze në vlerë prej 48.2 milionë dollarë, duke kaluar kështu në vendin e parë si filmi më i pëlqyer i fundjavës.

Filmi në fjalë e ka tejkaluar për gati njëfish filmin e fundit të aktorit të njohur botëror, Tom Cruise, “Edge of Tomorrow”, i cili për tu realizuar ka kushtuar hiq më pak se 175 milionë dollarë.

“Edge of Tomorrow” ka zënë pozitën e tretë me fitime prej 29.1 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG