Ndërlidhjet

Karzai dëshiron rol aktiv edhe pas pensionimit


Presidenti afgan, Hamid Karzai (ARKIV)

Presidenti afgan, Hamid Karzai (ARKIV)

Një autor holandez, i cili ka realizuar një intervistë shumë të gjatë me presidentin aktual afgan, Hamid Karzai, për librin e tij ende të papublikuar, thotë se Karzai dëshiron një rol aktiv publik pasi të zëvendësohet nga fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit.

Autori Bette Dam thotë se Karzai “ka ndërtuar një rrjet të gjerë të patronazhit sa që duhet të qëndrojë me ndikin që t’i mbaj të kënaqur njerëzit e tij”.

Dam thotë se Karzai “është duke kërkuar për mënyra se si të vazhdoj tutje” për të përdorur “ndikimin e tij dhe të ndihmojë njerëzit e rrethit të tij që të vazhdojnë të kenë fuqi. Shumë guvernatorë dhe zyrtarë qeveritar janë në kontakt me të rreth asaj se si të arrihet kjo”.

Karzai dëshiron që të jetojë në një shtëpi të re afër pallatit presidencial, por thotë se ai është “i dërrmuar” dhe se nuk do e minoj demokracinë.

Zëdhënësi i tij, Aimal Faizi, ka thënë se ai nuk do të përfshihet në çështje ditore të qeverisë, por do të mbesë “në shërbim të presidentit të ardhshëm nëse ai do ja kërkonte një gjë të tillë”.
XS
SM
MD
LG