Ndërlidhjet

Sot pritet verdikti në rastin Politkovskaya


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një gjykatë në Moskë pritet të bëj sot publik verdiktin në gjykimin e pesë personave që akuzohen për përfshirje në organizimin dhe realizimin e vrasjes së gazetares ruse, Anna Politkovskaya, bërë në vitin 2006.

Prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për tre nga pesë të akuzuarit.

Në muajin maj, një juri ka vendosur që katër persona janë fajtor për organizimin e vrasjes së gazetares, derisa i pesti është shpallur fajtor për kryerjen e vrasjes.

Politkovskaya, e cila ishte gazetare kritike ndaj Kremlinit për politikat ndaj Çeçenisë, është vrarë me armë zjarri në Moskë në vitin 2006.

Kush e konceptoj vrasjen mbetet ende e paqartë.

Amnesty International ka thënë se “drejtësia e plotë nuk do arrihet derisa ata që urdhëruan” vrasjen e Politikovskajes nuk identifikohen dhe përballen me drejtësinë.
XS
SM
MD
LG