Ndërlidhjet

logo-print

Lufta në Ukrainë duhet të ndaloj këtë javë


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas ka thënë se luftimet në këtë vend duhet të ndërpriten gjatë kësaj jave.

Përmes një deklarate, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka thënë: “Për mua, çdo ditë që njerëzit vdesin, çdo ditë që Ukraina e paguan një çmim kaq të lartë është e papranueshme”.

Poroshenko ka shtuar se është vitale që “të rikthehet kufiri ukrainas në atë pikë ku siguria e çdo qytetari të Ukrainës do të ishte e garantuar”.

Separatistët pro rus janë duke kontrolluar disa ndërtesa qeveritare në lindje të vendit, megjithë operacionet e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës.


Më 8 qershor, luftime janë raportuar në dhe përreth qytetit që kontrollohet nga rebelët, Sllvjansk.
XS
SM
MD
LG