Ndërlidhjet

Burgim të përjetshëm për vrasësit e Politkovskajes


Të dënuarit për vrasjen e Anna Politkovskayas

Të dënuarit për vrasjen e Anna Politkovskayas

Një gjykatë në Moskë ka dënuar dy nga pesë të akuzuarit për vrasjen e gazetares së njohur ruse, Anna Politkovskaya, me burgim të përjetshëm.

Politkovskaya është vrarë në vitin 2006.

Lom-Ali Gaitukayev është dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e vrasjes, derisa Rustam Makhmudov ka marr dënim të njejtë për kryerjen e vrasjes.

Në muajin maj, një juri ka vendosur që katër persona janë fajtor për organizimin e vrasjes së gazetares, derisa i pesti është shpallur fajtor për kryerjen e vrasjes.

Tre të dyshuarit e tjerë në këtë rast, ish oficeri policor, Sergei Khadzhikurbanov, dhe vëllezërit Ibragim dhe Dzhabrail Makhmudov, janë dënuar me 12, respektivisht 20 vjet burg.

Politkovskaya, e cila ishte gazetare kritike ndaj Kremlinit për politikat ndaj Çeçenisë, është vrarë me armë zjarri në Moskë në vitin 2006.

Kush e urdhëroi vrasjen mbetet ende e paqartë.
XS
SM
MD
LG