Ndërlidhjet

Sulm i ri vetvrasës në Irak


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Së paku 14 persona janë vrarë në pjesën veriore të Irakut pasi një sulmues vetvrasës e drejtoj një kamion të mbushur me eksploziv drejt një pike kontrolli të policisë.

Sulmi ka ndodhur më 9 qershor, në qytezën e Tuz Khurmatus.

Policia thotë se së paku 50 persona të tjerë janë plagosur pas shpërthimit.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP e ka cituar një zyrtar vendor i cili thotë se sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha ndërsa pika e kontrollit policor është afër një prej zyreve të partisë së presidentit kurd irakian, Jalal Talabani.
XS
SM
MD
LG