Ndërlidhjet

logo-print

Moska do të reagoj ndaj rritjes së NATO-s


Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska do e konsideroj zgjerimin e NATO-s drejt kufirit rus si “demonstrim të qëllimeve të dhunshme”.

Në një intervistë të publikuar më 9 qershor, zëvendësministri i jashtëm, Vladimir Titov, ka thënë se Rusia “do të ndërmarr masa politike dhe teknologjiko – ushtarake për të përkrahur sigurinë e vet”.

Komentet janë bërë menjëherë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, ka ofruar përkrahje në rritje për pjesëtarët e NATO-s nga Evropa lindore dhe qëndrore për të zvogëluar shqetësimet e tyre për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG