Ndërlidhjet

Trupat e 45 viktimave nxirren nga varreza masive në Rashkë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
40 trupa të viktimave janë nxjerrë nga varreza masive në Rashkë, dhe pjesë të tjera trupore njofton Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

I njejti departament njofton se në tërësi mbetjet mortore mund të jenë të 45 viktimave të luftës.

Sipas Drejtorit të këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve mortore janë gjetur në pjesën veriore të varrezës.

“Gjetjet mortore të ekshumuara i janë nënshtruar procesit të autopsive dhe identifikimit të mbetjeve mortore, kurse në javët në vazhdim parashihet të behët hulumtimi i terrenit në afërsi ku supozohet të ketë edhe një varrezë tjetër në këtë lokacion”, ka thënë Gerxhaliu.

Në këtë lokacion, janë duke kryer hulumtimet ekspert nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ekspert nga misioni i EULEX-it, ekspert nga Serbia, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe ICMP.
XS
SM
MD
LG