Ndërlidhjet

logo-print

Serbia mund ta pezullojë “Rrjedhën e Jugut”


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Serbia mund të detyrohet të pezullojë ndërtimin e tubacionit të gazit “Rrjedha e Jugut” përmes territorit të saj pasi Bullgaria njoftoj se po i ndërprenë punimet në segmentin e saj.

Zëvendëskryeministrja serbe dhe ministrja e energjisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se Serbia duhet të presë për projektin derisa Bullgaria, Bashkimi Evropian dhe Moska, diskutojnë rreth tubacionit rus i cili e ka për qëllim që të dërgoj më shumë gaz për në Evropë përmes një rruge që e anashkalon Ukrainën.

Mirëpo, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq është cituar nga agjencia ruse, Itar Tass duke thënë se nuk është marr asnjë vendim zyrtar rreth suspendimit të punës në seksionin serb të tubacionit.

Kryeministri bullgar, Plamen Oresharski ka njoftuar më 8 qershor se vendi i tij po e pezullon punën në “Rrjedhën e Jugut” pas kritikave nga BE-ja dhe Vashingtoni.
XS
SM
MD
LG