Ndërlidhjet

Kurti: Fitoi partia e korrupsionit


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, gjatë së cilës ka falënderuar qytetarët për zgjedhje demokratike.

“Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por kurrë nuk kemi qenë më të fortë si organizim dhe kurrë nuk kemi pasur kaq shumë simpati nga qytetarët”, ka thënë kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti.

“Fakti që PDK-ja ka dalë partia e parë është një lajm shumë i keq për Kosovën, sepse doli e para partia e korrupsionit dhe e privatizimeve, partia e negociatave me Serbinë dhe e krimeve nga më të ndryshmet. Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kundërshtojë fuqishëm këtë parti edhe në Kuvend, edhe në çdo komunë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të na bashkohen në ballafaqim me këtë parti që ka instaluar regjim në Kosovë”, ka thënë Kurti.
XS
SM
MD
LG