Ndërlidhjet

Rohani dhe Gyl zotohen për më shumë bashkëpunim


Ankara, 9 qershor 2014.

Ankara, 9 qershor 2014.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe homologu i tij turk, Abdullah Gul, janë takuar në Ankara dhe janë zotuar se do të dyfishojnë tregtinë midis dy vendeve.

Rohani ka thënë se ata kanë rënë dakord për të rritur tregtinë vjetore dypalëshe në rreth 30 miliardë dollarë në vit.

Rohani ka thënë se është diskutuar edhe për sigurinë rajonale.

“Ka jostabilitet në rajonin tonë dhe kjo nuk është në avantazhin e askujt”, ka thënë Rohani.

Ai ndodhet për vizitë dyditore në Turqi.

Irani dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me konfliktin në Siri.

Teherani është aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Ankaraja ka mbështetur opozitën e armatosur.
XS
SM
MD
LG