Ndërlidhjet

Ashton lavdëron zgjedhjet në Kosovë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë një hap përpara në konsolidimin e demokracisë së vendit.

“Dëshirojmë të falënderojmë kryevëzhguesin Roberto Gualtieri dhe Misionin Vëzhgues të BE-së për punën e tyre”, thuhet në deklaratën e Ashtonit.

Kryediplomatja evropiane ka falënderuar edhe OSBE-në, ndërsa ka thënë se pret me padurim krijimin sa më të shpejtë të qeverisë, e cila “do të vazhdojë punën në të gjitha sfidat kryesore, përfshirë reformat ekonomike, përpjekjet për të përmirësuar sundimin e ligjit, si dhe vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së prillit 2013, e cila rrjedh nga dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë”.

“Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i angazhuar në perspektivën evropiane të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës në këtë drejtim”, ka thënë Ashton në deklaratën për media.
XS
SM
MD
LG