Ndërlidhjet

Pakistani mohon të ketë gisht në sulmin ndaj Abdullahut


Sulmi kundër Abdullahut në Kabul, më 6 qershor.

Sulmi kundër Abdullahut në Kabul, më 6 qershor.

Pakistani ka hedhur poshtë pretendimet afgane se ka të bëjë me tentimvrasjen e kandidatit presidencial të Afganistanit, Abdullah Abdullah.

Abdullah, i cili konsiderohet të jetë favorit për të fituar balotazhin e 14 qershorit, i ka shpëtuar një sulmi më 6 qershor në Kabul, nga i cili kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë.

Zyra e preisdentit afgan, Hamid Karzai, ka thënë se hetimet e para japin indikacione se “një agjenci e inteligjencës e një vendi të huaj” dhe grupi militant Lashkar-e-Taliba, me seli në Pakistan, janë të përfshirë në sulm.

Ministria e Jashtme në Islamabad ka thënë se kundërshton çdo përpjekje për të përfshirë Pakistanin.
XS
SM
MD
LG