Ndërlidhjet

SHBA, BE dhe Irani nisin bisedimet në Gjenevë


Ilustrim
Ilustrim
Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nisur bisedimet dyditore në Gjenevë me negociatorë iranianë.

Ekipi i SHBA-së udhëhiqet nga nënsekretari i Shtetit, William Burns.

Ky i fundit ka udhëhequr negociatat sekrete midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat kanë ndihmuar në arritjen e marrëveshjes së përkohshme midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, nëntorin e kaluar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani ka frenuar disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Bisedimet në Gjenevë vijnë pak ditë para rrethit të ri të bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që do të nisë më 16 qershor në Vjenë.

Negociatorët po bëjnë përpjekje të finalizojnë një marrëveshje të përhershme para 20 korrikut.
XS
SM
MD
LG