Ndërlidhjet

Rrjedha e Jugut: Rusia kritikon vendimin e Bullgarisë


Ilustrim
Ilustrim
I dërguari i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, ka kritikuar vendimin e Bullgraisë për të pezulluar punën në tubacionin e gazit Rrjedha e Jugut, projket ky që mbështetet nga Rusia.

Chizhov ka thënë se kjo është “zhvendosje e kamufluar në sanksione ekonomike kundër Rusisë”.

Kryeministri i Bullgarisë, Plamen Oresharski, ka thënë të dielën se vendi i tij pezullon punimet në Rrjedhën e Jugut, pas kritikave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

BE-ja ka paralajmëruar Bullgarinë se tubacioni thyen rregullat e bllokut, sidomos kur kihet parasysh monopoli i planifikuar i Gazpromit rus mbi të.
XS
SM
MD
LG