Ndërlidhjet

Moska e Kievi pa marrëveshje për gazin


Gjiganti rus i gazit Gazprom.

Gjiganti rus i gazit Gazprom.

Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë në lidhje me gazin.

Dy vendet kanë mospajtime në lidhje me faturat e papapaguara nga Kievi dhe me çmimin e furnizimeve të Ukrainës në të ardhmen.

Moska ka kërcënuar se do të ndërpresë gazin për Ukrainën më 10 qershor nëse Kievi nuk paguan borxhin, por kriza është mënjanuar për një kohë pasi palët kanë vendosur të takohen sërish sot dhe nesër.

Bisedimet në Bruksel, me pjesëmarrjen edhe të komisionarit për energji të Bashkimit Evropian, kanë zgjatur shtatë orë, por ministri ukrainas i Energjisë, Yuriy Prodan, ka thënë se nuk është bërë asnjë hap përpara.
XS
SM
MD
LG