Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në një universitet të Irakut


Ramadi - foto arkivi
Ramadi - foto arkivi
Përleshjet sporadike midis militantëve dhe forcave të sigurisë kanë vazhduar në një kampus universitar në qytetin Ramadi të Irakut.

Shërbimi irakian i Radios Evropa e Lirë citon burimet diplomatike të kenë thënë se militantët e lidhur me Al Kaidën vazhdojnë të mbajnë peng së paku 15 pjesëtarë të stafit në Universitetin e Anbarit.

Militantët kanë sulmuar universitetin qysh më 7 qershor.

Përleshje me armë zjarri janë raportuar edhe në qytetin Falluxha që po ashtu ndodhet në provincën Anbar.
XS
SM
MD
LG