Ndërlidhjet

“Mirëkuptim i ndërjsellë” për planin e Poroshenkos


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se Moska dhe Kievi kanë arritur “mirëkuptim të ndërsjellë” për pjesët kryesore të një plani të propozuar nga presidenti Petro Poroshenko, për t’i dhënë fund dhunës në lindje të Ukrainës.

Deklarata e ministrisë nuk ka dhënë detaje të tjera pas takimit të grupit të kontaktit, në përbërje të të cilit janë Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja.

Rusia nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.

Presidenti i Ukrainës, Poroshenko, ka thënë se luftimet duhet të përfundojnë këtë javë.

Pjesa lindore e Ukrainës kontrollohet kryesisht nga separatistët pro-rusë.
XS
SM
MD
LG