Ndërlidhjet

logo-print

Ndërpritet greva në metronë e Sao Paolos


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit e punëtorëve grevistë të sistemit të metrosë në Sao Paolo të Brazilit kanë thënë se kanë pezulluar grevën për dy ditë.

Sindikatat kanë paralajmëruar se mund ta rinisin atë më 12 qershor, në ditën kur ky qytet organizon hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Autoritetet janë tejet të shqetësuara me grevën sepse metroja është mjeti kryesor i transportit për tifozët që do të ndjekin lojën e parë midis Brazilit dhe Kroacisë.

Grevistët kërkojnë rritje 12 për qind të pagave, por qeveria thotë se nuk do të ofrojë asgjë mbi 8.7 për qind.
XS
SM
MD
LG