Ndërlidhjet

Clintonin s’e pengojnë hetimet e sulmit në Bengazi


Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se hetimet e mëtejshme të Kongresit për sulmet mbi postin diplomatik të SHBA-së në Bengazi, më 2012, nuk do ta pengojnë atë nga kandidimi për presidente.

Clinton i ka bërë këto komente në një intervistë për Televizionin amerikan.

Republikanët e kanë akuzuar atë, e cila në atë kohë ka qenë sekretare shteti, se nuk ka bërë më shumë për sigurinë e amerikanëve në Bengazi.

Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens, janë vrarë në sulm.

Clinton ka thënë se do të vendosë për garën e mundshme presidenciale “kur ta ndjejë se duhet bërë një gjë të tillë”.

Thuhet se Clinton mund të kandidojë në presidencialet e vitit 2016.
XS
SM
MD
LG