Ndërlidhjet

Kore J.: Nis gjykimi i ekuipazhit të anijes së fundosur


Të afërm të viktimave...

Të afërm të viktimave...

Gjykimi i 15 anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje jugkoreane, e cila është fundosur në muajin prill, ka nisur në qytetin Gvangju.

Në këtë incident kanë humbur jetën 292 persona, shumica nxënës të shkollës së mesme.

Kapiteni Lee Joon-seok dhe tre anëtarë të ekuipazhit akuzohen për “vrasje nga pakujdesia”.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me vdekje.

Njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit përballen me akuza më të lehta.
XS
SM
MD
LG