Ndërlidhjet

Gjenden edhe 7 trupa në aeroportin e Karaçit


Karaçi
Karaçi
Punëtorët e shpëtimit në Pakistan kanë gjetur trupat e shtatë personave të bllokuar në aerportin e Karaçit.

Zbulimi vjen dy ditë pasi militantët talibanë kanë sulmuar këtë aeroport dhe kanë luftuar me forcat e sigurisë për orë të tëra.

Disa nga sulmuesit kanë pasur uniforma të ushtrisë veshur dhe xhaketa me eksplozivë.

Gjetjet e sotme kanë çuar në së paku 35 numrin e të vrarëve në sulm.

Në një bisedë telefonike për Radion Evropa e Lirë, grupi taliban Tehrik-e Taliban Pakistan ka thënë se sulmi ka qenë hakmarrje për vrasjen e liderit të këtij grupi, Hakimullah Masud, nga një sulm i telekomanduar i SHBA-së, vitin e kaluar.

Aeroporti i Karaçit është aeroporti më i ngarkuar në Pakistan.
XS
SM
MD
LG