Ndërlidhjet

Militantët marrin nën kontroll Mosulin e Irakut


Irak
Irak
Militantët e lidhur me Al Kaidën kanë marrë nën kontroll Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut.

Burimet zyrtare thonë se kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant kanë marrë nën kontroll ndërtesat publike dhe se forcat policore dhe ushtarake kanë braktisur pozitat e tyre.

Ka po ashtu raporte se militantët kanë rrëmbyer 28 shoferë turq të kamionëve në Mosul.

Mosuli ndodhet rreth 360 kilometra në veriperëndim të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG