Ndërlidhjet

YouTube bllokohet pjesërisht në Taxhikistan


Ilustrim

Ilustrim

Ueb-faqja për shpëndarjen e videove, YouTube, është bllokuar pjesërisht në Taxhikistan.

Asomuddin Atoev, kryetar i Asociacionit të Shërbimeve të Internetit në Taxhikistan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se YouTube nuk është i arritshëm përmes disa ofruesve të internetit qysh më 9 qershor.

Atoev ka thënë se Shërbimi për Komunikime i Qeverisë taxhike mund të ketë kërkuar që disa ofrues interneti të bllokojnë ueb-faqen në fjalë.

Megjithatë, kreu i Shërbimit të Komunikimeve, Beg Zuhurov, i ka thënë REL-it se agjencia e tij nuk ka të bëjë me situatën.

Aryseja e bllokadës mbetet e panjohur.
XS
SM
MD
LG