Ndërlidhjet

Në Londër nis samiti kundër dhunës seksuale


Jolie dhe Hague
Jolie dhe Hague
Në Londër është hapur sot një samit global për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikte.

Zyrtarë të lartë nga më shumë se 100 vende, ashtu si edhe përfaqësues të fushës juridike, ushtarake dhe gjyqësore, OJQ dhe dijetarë fetarë do të ndjekin ngjarjen.

Iniciativa për Parandalimin e Dhunës Seksuale është ndërmarrë nga sekretari i jashtëm britanik, William Hague, dhe aktorja Angelina Jolie, e dërguar speciale e OKB-së për refugjatët më 2012.

Të dy ata do të ndjekin samitin katërditor.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të marrë pjesë po ashtu.
XS
SM
MD
LG