Ndërlidhjet

Gjashtë të vdekur nga stuhia në Gjermani


Gjermani - foto arkivi
Gjermani - foto arkivi
Gjashtë njerëz kanë vdekur si pasojë e stuhisë që ka përfshirë disa qytete të Gjermanisë.

Viktimat janë regjistruar në Dyseldorf, Këln, Krefeld dhe Esen dhe ato kanë pësuar kryesisht nga rënia e drunjve.

Erërat kanë kapur shpejtësinë deri në 150 kilometra në orë.

Ato kanë pasuar një valë të të nxehtit që ka mbretëruar në Gjermani gjatë fundjavës së kaluar.
XS
SM
MD
LG