Ndërlidhjet

Merkel e Cameron s’pajtohen për kreun e KE-së


Cameron dhe Merkel
Cameron dhe Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Jean Claude Junckerin si president të ardhshëm të Komisionit Evropian.

Merkel i ka bërë këto komente një një takim dyditor në Suedi, i cili përfshin edhe kryeministrin britanik, David Cameron, kryeministrin holandez, Mark Rutte, dhe kryeministrin suedez, Frederik Reinfeldt.

Cameron ka thënë se është kundër asaj që kryeministri i Luksemburgut, Juncker, të zëvendësojë Jose Manuel Barroson.

Reinfeldt dhe Rutte nuk i kanë bërë publike qëndrimet e tyre për Junckerin.

Parlamenti Evropian do të marrë vendimin final për presidentin e ardhshëm të KE-së në mes të korrikut.
XS
SM
MD
LG