Ndërlidhjet

Maliki kërkon gjendje të jashtëzakonshme në Irak


Irakianët duke u zhvendosur nga Mosuli

Irakianët duke u zhvendosur nga Mosuli

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar nga parlamenti që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, pasi militantët e lidhur me Al Kaidën kanë marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh në Irak.

Raportohet se kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant kanë marrë nën kontroll ndërtesat publike dhe se forcat policore dhe ushtarake kanë braktisur pozitat e tyre.

Ka po ashtu raporte se militantët kanë rrëmbyer 28 shoferë turq të kamionëve në Mosul.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant mban nën kontroll pjesë të qyteteve Ramadi dhe Falluxha qysh në muajin janar.
XS
SM
MD
LG