Ndërlidhjet

Rohani: Do të bëjmë çdo gjë për marrëveshjen bërthamore


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar marrëveshjen me fuqitë botërore në lidhje me programin e tij bërthamor.

Rohani i ka bërë këto komente në një forum në Ankara, në prag të rrethit të ri të bisedimeve midis Republikës Islamike dhe gjashtë fuqive botërore, në përpbërje të të cilave janë: Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Ndërkohë, sot në Gjenevë, po mbahet dita e ditë e bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së po për çështjen bërthamore.
XS
SM
MD
LG