Ndërlidhjet

NATO dhe Rusia, stërvitje në dhe pranë Kaliningradit


Kaliningrad - foto arkivi
Kaliningrad - foto arkivi
Rusia ka nisur manovra ushtarake në enklavën e saj evropiane, Kaliningrad, një ditë pasi NATO-ja ka ka nisur stërvitjet e saj pranë kufirit me Rusinë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ushtrimet, të cilat përfshijnë Flotën e Detit Baltik, Forcën Ajrore të Rusisë dhe paratrupat, janë duke u zhvilluar në Kaliningrad, rajonin midis BE-së dhe dy anëtareve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë.

NATO-ja po ashtu po kryen stërvitje në ish-shtetet sovjetike: Letoni, Lituani dhe Estoni.

Stërvitjet vijnë në kohën kur tensionet midis NATO-s dhe Rusisë kanë arritur kulmin për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska.
XS
SM
MD
LG