Ndërlidhjet

Rusia mirëpret “korridoret humanitare” në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska mirëpret vendimin e Ukrainës për të krijuar korridore humanitare në lindje të vendit, ku forcat qeveritare vazhdojnë të luftojnë separatistët pro-rusë.

Lavrov ka thënë se shpreson që vendimi i presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, të mos jetë “një veprim ushtarak”.

Poroshenko ka thënë se plani ka për qëllim të parandalojë “viktimat e reja në zonën e operacionit antiterrorist”.

Ai ka urdhëruar qeverinë e tij që të sigurojë transport, ushqime dhe furnizime mjekësore për të akomoduar valën e pritur të personave të zhvendosur.

Lavrov ka thënë se fundi i operacionit ushtarak kundër separaistëve është “kyç” për gjetjen e zgjidhjes së krizës.

Ai i ka bërë këto komente në Shën Petersburg, pas bisedimeve me homologun gjerman dhe atë polak.
XS
SM
MD
LG